Sulmuesit ndezin sezonin, Nasri në majë të golashënuesve
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Kanë mbetur edhe një javë nga përfundimi i sezonit sportiv për këtë vit, një sezon që ka rezultuar pozitiv për repartin ofensiv. Sulmuesit kanë qenë protagonistë, ndërsa në krye të listës së golashënuesve qëndron Nasri, i cili ka realizuar 9 gola, duke u bërë bashkëkryesues i Kategorisë së Parë.
Pas tij renditen Tayo dhe Cuçka, të cilët, pas golave të shënuar ndaj Ilirisë, kanë shkuar në kuotën e 5 golave secili. Kjo treshe përbën aktualisht elitën e golashënuesve të ekipit korçar.
Ndërkohë, me nga dy gola të realizuar janë Baba Musa, Vangjeli dhe Ukiçi.
Lista plotësohet edhe nga Gjini, Janaqi, Estrela Abubakar, të cilët kanë kontribuar secili me nga një gol gjatë sezonit.
"KORCA BOOM"


















