top of page

Hetime dhe arrestime në Korçë, Devoll, Pogradec e Maliq

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Policia e Korçës ka kryer gjatë ditëve të fundit një sërë veprimesh hetimore dhe referimesh në Prokurori për raste të ndryshme penale

1. Hetimi i narkotikëveSpecialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal për shtetasit A. M., 30 vjeç dhe M. B., 32 vjeç, banues në fshatin Burimas. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues M. B. dhe pasagjer A. M., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, u sekuestrua një tjetër sasi e lëndës narkotike. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


2. Drejtim automjeti në gjendje të dehurShërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë J. L., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.


3. Mashtrimi me automjete me qiraKomisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori për shtetasit I. M., 53 vjeç dhe S. T., 48 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë marrë me qira dy automjete nga shtetasi D. Y., pa i kthyer sipas kontratës. Ata po hetohen për veprën penale “Mashtrimi”.


4. Konflikt fizik në lokalReferim në Prokurori është bërë edhe për shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. B., në një lokal në Bilisht.


5. Punime ndërtimi pa lejeShërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për shtetasin G. Ll., banues në fshatin Tërovë, Maliq, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje në një tokë që e kishte pushtuar.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page