Tronditje nga të sh*ënat, një person përfundon i pl*gosur
- Korca Boom
- 18 minutes ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, incidenti ka ndodhur në zonën e njohur si kryqëzimi i Rriles. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personit të plagosur.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si edhe për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave të përfshirë në këtë ngjarje.
"KORCA BOOM"



















