Makina përplas biçiklistin, humoristi përfundon në spital
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në sheshin “Demokracia” në qytetin e Shkodrës, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
I lënduari është identifikuar si Nexho Shabani, humorist i njohur për publikun.
Pas përplasjes, ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr mjekim të specializuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:05, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh. është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po qarkullonte me biçikletë në zonën e sheshit. Si pasojë e aksidentit, çiklisti ka pësuar dëmtime trupore.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
"KORCA BOOM"



















