top of page

Dhunë, kanosje dhe shkelje rregullash, çfarë ndodhi sot në juglindje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë vijon punën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.


Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 30 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë, pasi në rrugën e fshatit Drenovë u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.


Në Pogradec, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një 14-vjeçari, banues në fshatin Velçan, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 17-vjeçar, për motive të dobëta.


Ndërkohë, nga Komisariati i Policisë Kolonjë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. B., 61 vjeç, banues në fshatin Selenicë, pasi në afërsi të fshatit Qafëzez u konstatua duke transportuar me një mjet tip kamion një sasi lënde drusore pa lejen përkatëse. Lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. B., 39 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një shtetas tjetër, për motive të dobëta.

"KORCA BOOM"


bottom of page