top of page

Arratia e pretendentëve fillon: Oriku dhe Butrinti tregojnë forcën, Eagle lëshon paralajmërim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Sot u zhvilluan katër ndeshje të vlefshme për Grupin B, duke mbyllur javën e 11-të të Kategorisë së Dytë. Vetëm Maliqi pati pushim, ndërsa të premten Delvina mposhti Devollin me rezultatin 3-2.


Rezultatet e ditës:


Tomori 3-2 Shkumbini

Golat për Tomorin i shënoi Abdulsalam (12′, 21′, 33′), ndërsa për Shkumbinin shënuan Dukaga (43′) dhe Hasrama (55′).


Eagle 2-1 Partizani B

Eagle surprizoi të kuqtë duke triumfuar falë golave të Hyzellarit (1′) dhe Hisos (34′). Për Partizanin B shënoi Ndrejaj në minutën e 90-të. Të kuqtë nuk fitojnë një ndeshje brenda 90 minutave që nga 3 nëntori, duke mbetur pa triumf për gjashtë javë radhazi në fushën e blertë.


Këlcyra 0-1 Oriku

Nuatsok shënoi golin e vetëm në minutën e 26′, duke i dhënë Orikut tre pikë të rëndësishme dhe duke filluar arratinë e pretendentëve.


Butrinti 1-0 Bylis B


Mërkuri vendosi fituesin për Butrintin në minutën e 38′, duke mposhtur Bylisin B dhe duke u ngjitur në klasifikim.


Java e 11-të solli emocione të forta, me fitore vendimtare të pretendentëve dhe surprizën e Eagle ndaj Partizanit B, duke lënë ende të hapur luftën për kreun e Grupit B.

"KORCA BOOM"


bottom of page