Shtatë orë e bllokuar pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, zhbllokohet aksi Librazhd-Prrenjas
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Segmenti i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është rihapur pas rreth shtatë orëve, pasi një masiv shkëmbor u shkëput nga shpati i kodrës dhe mbuloi trasesë me qindra metra kub gurë dhe dhe.
Ngjarja ndodhi në një zonë ku vijojnë punimet për ndërtimin e një segmenti të ri rrugor, pjesë e projektit të Koridorit VIII, ku aktualisht operon kompania “ANK” sh.p.k.
Pas ndërhyrjes për pastrimin e materialit të rrëshqitur, rruga u hap për qarkullim, duke rikthyer lëvizjen në këtë aks të rëndësishëm që lidh Librazhdin me Prrenjasin.
Autoritetet rrugore paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në zonë, të respektojnë sinjalistikën dhe paralajmërimet, veçanërisht në segmentet ku vijojnë punimet.
“KORÇA BOOM”



















