E FUNDIT/ Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetarja, Rezarta Reçi
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Gazetarja e njohur, Rezarta Reçi është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ndarjen nga jeta të gazetares e kanë njoftuar familjarët e saj të cilët bënë me dije se ceremonia e varrimit do të kryhet më 2 shkurt në Tiranë.
“Rrezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit dhe përkushtimit të miqve, të afërmve dhe mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit.
Pritja do të bëhet pranë Agjencisë Funerale “Univers”, rruga “Bardhyl”, nga sonte ora 20:30 deri në përcjelljen për në banesën e fundit, nesër, më datë 2 Shkurt 2026, ora 15:00, Tiranë. Me respekt, familja Reçi”, thuhet në njoftim.
Reçi përveç gazetare ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta ku intervistoi qindra personalitete. Ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale./ Euronews
“KORÇA BOOM”



















