top of page

“Rritja e pagave për punonjësit e administratës vendore hyn në fuqi nga 1 janari 2026

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Qeveria ka parashikuar për vitin 2026 një indeksim të pagave me 2.5%, në përputhje me inflacionin, për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe të pushtetit vendor. Ky indeksim do të vlejë për të gjithë nëpunësit civilë dhe funksionarët e zgjedhur, duke përfshirë njësitë e vetëqeverisjes vendore.


Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka konkretizuar në një projektvendim propozimin për rritjen e pagave për pesë kategori punonjësish të pushtetit vendor.


Rritja e pagave sipas kategorive:


  1. Funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive:

    • Kufijtë minimalë: nga 3,925 lekë në muaj në 6,700 lekë në muaj.

    • Kufijtë maksimalë: nga 4,625 lekë në muaj në 7,969 lekë në muaj.


  2. Pozicioni “specialist” dhe pozicione të tjera administrative:

    • Specialist, klasa IV-4: rritje 1,000 lekë në muaj.

    • Sekretar i Përgjithshëm, Bashkia Tiranë: rritje 2,625 lekë në muaj.


  3. Nëpunësit e klasave III dhe IV:

    • Klasat III-1, III-2, III-3: rritje 4,000 lekë në muaj.

    • Klasat IV-1, IV-2, IV-3, IV-4: rritje 5,000 lekë në muaj.


  4. Nëpunësit e klasave I dhe II:

    • Pozicionet I-2, I-3, I-4, I-5, II-1, II-2: rritje nga 3,525 lekë në muaj deri në 5,425 lekë në muaj.


  5. Punonjësit mbështetës të administratës vendore:

    • Rritje deri në 10,000 lekë në muaj, duke çuar pagën bazë nga 40–47 mijë lekë në 50–57 mijë lekë në muaj.


Efektet financiare:


  • Për punonjësit mbështetës: rreth 60 milion lekë në muaj.

  • Për të punësuarit e tjerë: rreth 83 milion lekë në muaj.


Ky efekt financiar do të përballohet nga transferta e akorduar për njësitë e vetëqeverisjes vendore në ligjin e buxhetit 2026, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive vendore.

"KORCA BOOM"


bottom of page