top of page

Selin tregon historinë që nuk e di askush: Si shpëtoi martesën e prindërve të saj

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Në edicionin e fundit të “Vëllai i Madh”, banorët morën mundësinë të diskutonin një temë mjaft të debatueshme: marrëdhënia në çift. E gjithë biseda nisi pas një deklarate të Brikenës, e cila shprehu se do të priste një shpullë për të shpëtuar martesën e saj.


Ndërkohë, banorja Selin vendosi të ndante një histori personale, që nuk e kishte treguar kurrë më parë, duke e rrëfyer këtë vetëm për Gimbon. Ajo zbuloi se babai i saj kishte bërë një gabim që kishte çuar prindërit e saj drejt një procesi divorci. Megjithatë, Selin tregoi se kishte arritur të ndihmonte në ruajtjen e martesës së tyre, në një mënyrë që ajo vetë e përshkroi si pa dashje, por efektive.


Pjesë nga biseda e tyre:

Selin: Unë kam pasur një histori…

Gimbo: Ti?

Selin: Që nuk e di njeri…

Gimbo: Ok.Selin: Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe prindërit e mi kanë nisur procesin e divorci. Por unë…

Gimbo: I ke pajtuar?

Selin: Pa dashje.

Gimbo: Pa dashje?

Selin: Jo pa dashje, por…

Gimbo: Je pishman?

Selin: Jo, nuk jam pishman për mënyrën se si u zhvillua situata, por nuk e di si e ka përjetuar mami. Kam qenë me të gjithë kohës, por nuk e di nëse do të kishte dashur ta përjetonte ndryshe. E di që nuk e di nëse vërtet e ka falur thellë-thellë.


Ky moment i rrëfimit të Selin solli emocione dhe reflektim te banorët, duke hapur një diskutim të thellë mbi marrëdhëniet dhe faljen brenda familjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page