(EMRI)/ Dogji dyqanin me materiale të përdorura, policia parandalon zjarrvënien e rradhës dhe prangos 52-vjeçarin
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Policia e Mirditës ka arrestuar një 52-vjeçar, për zjarrvënie të qëllimshme në tregun e qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai dogji një dyqan me materiale të përdorura dhe tentoi të digjte edhe një gomisteri.
Zjarri i dytë u ndalua në kohë nga Policia, duke shmangur dëme më të mëdha.
Pas njoftimit për rënien e zjarrit, blutë shkuan menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e para u dyshua se bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e identifikuar si Luan Vuka alias Artan Vuka, 52 vjeç, banues në Ndërfushaz të Mirditës.
Sipas uniformave blu, i arrestuari ka precedentë penalë të mëparshëm.
Ai akuzohet për veprën penale shkatërrimi i pronës me zjarr.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















