top of page

UEFA Conference League/ Florian Lata gjykon për herë të parë një ndeshje në fazën e ligës, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në Dynamo Kyiv-Noah

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Sot luhen ndeshjet e raundit të gjashtë në UEFA Conference League, ku dy prej tyre do të gjykohen nga arbitra shqiptarë.


Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen Dynamo Kyiv – Noah, e cila do të zhvillohet në Lublin, në “Arena Lublin”, në orën 21:00. Asistentët e Xhajës do të jenë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj. VAR do të drejtohet nga holandezi Jeroen Manschot, ndërsa në AVAR është Albert Doda.


Për herë të parë, arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë një ndeshje në fazën e ligës të një kompeticioni europian. UEFA e ka caktuar Latën të vendosë drejtësi në ndeshjen S. Bratislava – Häcken, që do të luhet në Bratislavë, në “Národný futbalový štadión”, në orën 21:00.


Ilir Tartaraj dhe Erind Burgu do të jenë asistentët e Latës në këtë sfidë, ndërsa Enea Jorgji është caktuar arbitër i katërt. Në VAR është Kreshnik Barjamaj, ndërsa në AVAR Kreshnik Cjapi.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page