Habit gazetari: Dronin për Soni Malajn nuk ia ka çuar Flor Mumajesi, zbulohet kush fshihet pas surprizës
- 14 hours ago
- 1 min read
Një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni të “Ferma VIP” ka qenë padyshim droni që mbërriti për këngëtaren Soni Malaj, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe duke nxitur aludime të shumta për autorin e tij.
Shumë ndjekës e lidhën surprizën me kantautorin Flor Mumajesi, duke marrë shkas nga raporti i njohur mes tyre ndër vite dhe nga simbolika që u interpretua në mënyra të ndryshme në rrjet.
Megjithatë, sipas gazetarit Elton Tozaj, e vërteta mund të jetë krejt ndryshe nga ajo që është përfolur deri më tani. Gjatë një lidhjeje të fundit, ai ka deklaruar se droni nuk është dërguar nga Flor Mumajesi, por nga vetë produksioni i spektaklit.
“Dronin s’ia ka çuar Flori. Ia ka çuar produksioni. Flori nuk vajti në dasmën e Klajdi Harunit, paska gjetur kohën për t’i bërë dedikime Soni Malajt?”, është shprehur Tozaj, duke hedhur kështu poshtë aludimet që qarkulluan për javë të tëra.
Deklarata e tij ka hapur menjëherë debat në rrjetet sociale, pasi publiku kishte krijuar versionin e vet të historisë, duke e lidhur surprizën me Flor Mumajesin dhe duke e parë si një dedikim të mundshëm prej tij për këngëtaren.
"KORÇA BOOM"
















