Vllaznia zyrtarizon përforcimin nga Skënderbeu
KF Vllaznia ka vazhduar me lëvizjet në merkato, duke prezantuar një tjetër afrim për sezonin e ri. Kuqeblutë kanë zyrtarizuar mesfushorin Randy Dwumfour, i cili vjen pas eksperiencës së tij në kampionatin shqiptar, ku më herët ka qenë pjesë e KF Skënderbeu.
Sipas njoftimit të klubit, Dwumfour ka firmosur një kontratë 1+1 me të drejtë rinovimi dhe pritet të jetë pjesë e projektit afatgjatë të Vllaznisë. Ai vlerësohet për forcën fizike, dinamizmin dhe eksperiencën në futbollin shqiptar, elementë që pritet t’i sjellin më shumë stabilitet mesfushës shkodrane.
Ky afrim vjen në kuadër të merkatos verore, ku Vllaznia po synon të plotësojë boshllëqet e krijuara nga largimet e shumta dhe të rrisë konkurrencën në skuadër për sezonin e ardhshëm.
“KORÇA BOOM”
















