top of page

Aksident pranë Kullës në Korçë, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin

10 minutes ago
1 min read

Një përplasje mes dy automjeteve është regjistruar pranë Kullës në qytetin e Korçës, duke shkaktuar dëme materiale.


Sipas të dhënave paraprake, njëri prej automjeteve po dilte nga parkimi në momentin kur është përplasur me makinën tjetër. Goditja dyshohet të ketë qenë e fortë, pasi njëri prej mjeteve ka pësuar dëmtime të dukshme në pjesën e përparme.


Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të përplasjes.


Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page