top of page

I mituri pl*gos me th*kë punonjësin e fast food-it

7 minutes ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë një punonjës të një fast food-i.


Sipas informacioneve paraprake, i mituri dyshohet se e ka goditur 30-vjeçarin me thikë në bark, pas një konflikti për motive të dobëta.


Menjëherë pas ngjarjes, 15-vjeçari është larguar, ndërsa policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.


Punonjësi i plagosur është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.


Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page