Audi i blinduar, a*mët dhe komisari i Gardës, kush ishte në makinë me djalin e “Mustaqekuqi”-t?
Një automjet i blinduar tip Audi, me targa polake, është ndaluar nga policia në Tiranë, ndërsa brenda tij ndodheshin katër persona, mes të cilëve edhe emra që kanë tërhequr vëmendjen për shkak të lidhjeve të tyre.
Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodhej I. Sh, djali i R. Sh, i njohur ndryshe si “Mustaqekuqi”, një emër i lidhur në të kaluarën me grupin “Hakmarrja për Drejtësi”. Në makinë ishte gjithashtu edhe E. R, i cili raportohet se mban postin e komisarit të Gardës.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia dyshohet se ka gjetur armë, çka ka bërë që të katër personat të shoqërohen për verifikime të mëtejshme.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje lidhur me rrethanat e lëvizjes së automjetit të blinduar, personat që ndodheshin brenda tij dhe armët e gjetura gjatë kontrollit.
Deri në këtë moment, detaje të plota mbi ngjarjen dhe arsyet e ndalimit nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, ndërsa priten sqarime të mëtejshme nga autoritetet.
“KORÇA BOOM”
















