top of page

Lajmi i fundit/ U v*a në atentat, del në dritë dosja e rëndë e viktimës, 7 vite në arrati

32 minutes ago
1 min read

Selami Hasani, i njohur në Fier edhe me nofkën “Sel Çami”, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele, kishte një të kaluar të lidhur me ngjarje të rënda kriminale.

Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje, pas një përplasjeje të përgjakshme të ndodhur më 25 mars 2002 në qendër të Fierit, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.


Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë zonës së njohur si “Sheshi i Valutës”, ku gjatë një shkëmbimi zjarri humbën jetën Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare. Ndërkohë, mbetën të plagosur Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit.


Sipas dosjes hetimore dhe raportimeve të kohës, në këtë përplasje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha. Dyshohet se shkak i konfliktit ishte një hasmëri e vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj.


Pas ngjarjes, Selami Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati, duke iu shmangur drejtësisë.


Ai u arrestua më 12 gusht 2009 nga forcat speciale RENEA, gjatë një operacioni të zhvilluar në Fier, të koduar “Parukieri”. Arrestimi erdhi pas shtatë vitesh në kërkim.


Më shumë se dy dekada pas përplasjes së përgjakshme që tronditi Fierin, emri i Selami Hasanit rikthehet në qendër të vëmendjes pas ekzekutimit të tij me armë zjarri, një ngjarje që tashmë po hetohet nga policia për zbardhjen e autorëve dhe rrethanave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page