Pl*goset me th*kë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes (EMRAT)
Një përleshje me thikë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pogradecit, ku për rrjedhojë një 39-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas një konflikti për motive të dobëta.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku debati mes palëve është përmbyllur me plagosje me thikë duke lënë të lënduar shtetasin 39-vjeçar, Olger Vesho.
Në sajë të zbardhjes së ngjarjes, blutë e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, që raportohet se është një 55-vjeçar i identifikuar si Genci Gegprifti.
Ndërkaq, bëhet me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e qafës dhe në dorë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.
“KORÇA BOOM”
















