top of page

(EMRI)/ U plagos me th*kë në fshatin Neviçisht të Korçës, 30-vjeçari deklaron se u sulmua nga disa persona

3 minutes ago
1 min read

Një plagosje me thikë është regjistruar në fshatin Neviçisht të Korçës, ku i dëmtuar ka mbetur 30-vjeçari Anxhelo Brisku.


Ai ka marrë tre plagë në trup, në zonën e shpatullës dhe të kurrizit, dhe është transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Sipas informacioneve paraprake, 30-vjeçari raportohet jashtë rrezikut për jetën.


Paraprakisht mësohet se Brisku ka deklaruar para mjekëve se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh.


Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe motivet e plagosjes.


Korçë/ Informacion paraprak


Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page