top of page

22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksoze, zbardhet vjedhja e bujshme

8 minutes ago
1 min read

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një vjedhje të konsiderueshme në një banesë në lagjen nr. 4 të Durrësit.

Të arrestuarit janë një 51-vjeçar, banues në Durrës, dhe një 24-vjeçare nga Lushnja. Sipas hetimeve, 51-vjeçari dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasi dhe ka marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë.


Bëhet fjalë për rreth 22 mijë euro, 800 mijë lekë, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri, parfume, çanta luksoze dhe sende të tjera me vlerë, të cilat dyshohet se janë grabitur nga banesa.


Pas kryerjes së vjedhjes, 51-vjeçari dyshohet se i ka transportuar sendet në banesën e 24-vjeçares në Lushnjë. Kjo e fundit, sipas policisë, ishte në dijeni të ngjarjes dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me të në këtë aktivitet kriminal.


Policia ka vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore për veprat penale që dyshohet se kanë kryer.

“KORÇA BOOM”


bottom of page