U rezistoi 45 minuta, më pas Devolli pëson katër gola nga Bylis B
Devolli nuk ia ka dalë të marrë rezultat pozitiv në transfertë, duke u mundur me rezultatin e thellë 4-0 nga Bylis B.
Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Por në fraksionin e dytë, vendasit ndryshuan ritmin e lojës dhe arritën të shënonin katër herë.
Serinë e golave për Bylis B e hapi Abdullah në minutën e 52-të, ndërsa në minutën e 75-të ishte Pirruai që dyfishoi shifrat. Më pas, Emini realizoi golin e tretë, ndërsa Veizi vulosi fitoren e vendasve me golin e katërt në minutën e fundit të takimit.
Një humbje e rëndë për Devollin, që këtë herë nuk arriti të rivalizonte deri në fund dhe u largua pa pikë nga kjo transfertë.
Megjithatë, pavarësisht këtij rezultati, Devolli vijon të renditet në vendin e shtatë të klasifikimit, duke qëndruar në mesin e tabelës. Për skuadrën mbetet e rëndësishme të reagojë në ndeshjet e ardhshme dhe të rikthehet te rezultatet pozitive.
“KORÇA BOOM”
















