top of page

Askush nuk e priste këtë rezultat! Skënderbeu i jep leksion Vllaznisë në basketboll

8 hours ago
1 min read

Fitore spektakolare për ekipin e basketbollit të meshkujve të Skënderbeut, që ka triumfuar ndaj Vllaznisë, skuadrës që mban vendin e parë në kampionat, me rezultatin bindës 102-81.


Basketbollistët korçarë kanë zhvilluar një paraqitje fantastike, duke dominuar përballë kryesuesve dhe duke treguar lojë, karakter dhe vendosmëri gjatë gjithë takimit.


Ky sukses merr edhe më shumë vlerë për faktin se vjen përballë skuadrës që kryeson renditjen, duke treguar se Skënderbeu ka ambicie të mëdha dhe mund të jetë një pretendente serioze në garën e këtij sezoni.


Një fitore që konfirmon momentin pozitiv të skuadrës korçare dhe rikthen entuziazmin te tifozët bardhekuq.


Skënderbeu nuk ndalet! Korça ka arsye të krenohet! Forca Skënderbeu!

“KORÇA BOOM”


bottom of page