Nuk i mbijetoi përplasjes me makinën, humb jetën 80-vjeçari
6 hours ago
1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 16:15 në aksin Fier–Seman, në vendin e njohur si Kulla e Semanit.
Një automjet me drejtues një 61-vjeçar, me inicialet V. M., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga 80-vjeçari Nasi Peto.
Si pasojë e përplasjes, 80-vjeçari ka humbur jetën.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u zbardhur nga autoritetet.
“KORÇA BOOM”
















