"Jam Edi Rama"/ I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi Albi Muça
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas ka tentuar t'i marrë 1 milion euro një ndërtuesei 54-vjeçar, përmes mashtrimit.
Mësohet se i riu ka përdorur identitetin e kryeministrit Edi Rama për të mashtruar biznesmenin 54-vjeçar.
I arrestuari është Albi Muça, i cili u kap në flagrancë në momentin kur po merrte paratë. Operacioni i koduar “Request” u organizua pas denoncimit të 54-vjeçarit, i cili kishte ngritur dyshime se po mashtrohej nga persona që prezantoheshin në internet me identitetin e një zyrtari publik.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse në këtë rast janë përfshirë persona të tjerë, si dhe për të identifikuar raste të ngjashme mashtrimi.
"Finalizohet operacioni i koduar “Request”.
Do t’i merrte 1 milion euro, një 54-vjeçari, pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik, arrestohet duke marrë paratë, 25-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, menjëherë pas denoncimit të një 54-vjeçari, se dyshonte se e kishin mashtruar në platforma komunikimi online nëpërmjet përdorimit të identitetit të një funksionari publik, për të dhënë 1 milion euro, u finalizua operacioni i koduar “Request”.
Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.
Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim", njofton policia.
“KORÇA BOOM”
















