E kishin njoftuar për vd*kjen e babait, por pak orë më vonë familja përballet me një tjetër tragjedi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Qokaj dhe komunitetin e Nikaj-Mërturit, pasi dy pjesëtarë të familjes janë ndarë nga jeta brenda vetëm 24 orëve, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe një tragjedi të vështirë për t’u përballuar.
I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin e hidhur e kishte bërë publik i biri, Besnik Qokaj, i cili një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e njoftimit mortor për të atin. Por askush nuk mund ta imagjinonte se brenda pak orësh, familja do të përballej me një tjetër humbje të rëndë.
Pas kryerjes së riteve mortore për të atin, Besniku ishte shtrirë për të pushuar, por në ato momente edhe atij i pushoi zemra. Sipas raportimeve të Gazeta Shqip, mjekët, gjatë ekspertizës mjekoligjore, kanë konstatuar një gjendje të pazakontë, duke u shprehur se rrallë kishin hasur raste të tilla.
Të dy të ndjerët, Ndue dhe Besnik Qokaj, ishin nga Curraj i Epërm, në Tropojë, por prej vitesh jetonin në Lushnje. Familja, e përbërë nga gjashtë djem, është goditur rëndë nga kjo humbje e njëpasnjëshme, duke humbur brenda një dite dy prej njerëzve të saj.
Brenda pak orësh, një familje u përball me dy lamtumira të dhimbshme, një tragjedi që ka prekur jo vetëm të afërmit, por edhe të gjithë ata që i njihnin.
“KORÇA BOOM”
















