Dimri jep sinjalet e para, dëbora prek zonat malore të juglindjes, ja çfarë pritet në orët në vijim!
Reshjet e para të dëborës kanë nisur pasditen e sotme në juglindje të vendit, duke sjellë sinjalet e para të mbërritjes së dimrit në zonat malore.
Reshje të lehta dëbore janë regjistruar në zonën e Qafës së Martës, në Mashkullorë të Panaritit, si dhe në lartësitë e Ersekës.
Ndryshimi i motit vjen pas parashikimeve të sinoptikanëve për një rënie të ndjeshme të temperaturave gjatë ditëve në vijim, të cilat pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius.
Ndërkohë, reshjet e dëborës pritet të shtrihen edhe në zona të tjera malore të juglindjes, ku në vijim parashikohet të preken edhe Voskopojë dhe Dardhë, dy prej destinacioneve më të njohura turistike të zonës.
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës pritet të sjellin atmosferën e parë dimërore në juglindje, ndërsa banorët dhe drejtuesit e mjeteve në zonat malore duhet të tregojnë kujdes për shkak të kushteve atmosferike.
“KORÇA BOOM”
















