top of page

SHKUNDET KY SHTET!/ Dridhjet e tërmetit ndihen deri në ishujt e Greqisë. Ja magnituda dhe epiqendra

2 minutes ago
1 min read

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar në brigjet perëndimore të Turqisë pasditën e kësaj të martë rreth orës 17:39.


Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra ishte në lindje të Bodrumit dhe afërsisht 80 kilometra në veri-veriperëndim të Rodosit.


Raportohet se thellësia fokale ishte 10 kilometra. Dridhja u ndje edhe në ishujt në Egjeun lindor si Kos dhe Rodos. Deri më tani nuk janë lajmëruar dëme materiale apo lëndime, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page