Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë/ Probleme me energjinë dhe qarkullimin rrugor, ka të plagosur
Një tërmet me magnitudë 6.7 ka goditur pjesën qendrore të Perusë, duke shkaktuar dëme në banesa, ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në qarkullimin rrugor.
Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP), lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 19:09 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junin dhe në një thellësi prej 129 kilometrash.
Tërmeti u ndje në disa rajone të vendit, përfshirë Ancash, Ica, Ucayali, Cerro de Pasco, Huanuco dhe Callao, si dhe në kryeqytetin Lima. Lëkundjet u raportuan edhe në disa zona të Kuitos, kryeqytetit të Ekuadorit.
Sipas gazetës peruane “El Comercio”, tërmeti u përjetua nga banorët me intensitet nga mesatar në të fortë. Në Lima, rreth 150 kilometra në vijë ajrore nga Junin, shumë familje dolën nga banesat e tyre pas lëkundjeve. Gazetarët e agjencisë AFP raportuan se qindra persona evakuuan ndërtesat në lagjen Miraflores.
Drejtori i Institutit Gjeofizik të Perusë, Hernando Tavera, deklaroi për televizionin Latina Noticias se thellësia e tërmetit ndikoi në intensitetin e lëkundjeve në sipërfaqe.
“Pavarësisht magnitudës dhe thellësisë së tij, ai nuk ishte aq intensiv sa do të kishte qenë nëse do të ndodhej në një thellësi më të vogël”, u shpreh Tavera.
“KORÇA BOOM”
















