top of page

Iliria e “mposhti” me dhunë, Skënderbeu i dha “leksion” sot në fushë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ndeshja e sotme Iliria-Skënderbeu 0-2, ishte ndeshja që përmbylli javën e 14-të, javë e cila pati shumë polemika pas dhunës që ushtroi Iliria ndaj lojtarëve të Skënderbeut.


Në fakt, kjo ndeshje nuk duhej të riluhej, pasi Skënderbeu duhet të merrte trepikëshin në tavolinë, por FSHF e pa të udhës të vendoste që të luhej sërish dhe sot Skënderbeu e fitoi edhe në fushën e lojës.


Një ndeshje që pati tension sërish në fundin e takimit, kundër Skënderbeut, por Iliria e pa edhe njëherë se me Skënderbeun nuk mund të “hahet inat”, pasi është skuadër model dhe që di të fitojë vetëm në fushën e lojës dhe jo me dhunë.


Skënderbeu tregoi se nuk është skuadra që meriton të luajë në këtë kategori, pasi e ka vendin në superligë dhe javë pas jave, të gjitha ekipet e tjera do të dorëzohen me radhë, pasi këtë skuadër nuk e kap kush në krye të kësaj kategorie.


Futbolli nuk është më dhunë dhe këtë e dijë të gjithë, por presioni nga Iliria ishte i madh me idenë se mund të ndikonte te Skënderbeu, por nuk ja doli. Ky Skënderbe është mësuar me Europën dhe po përgatit kthimin në superligë dhe më pas do të mendojë edhe për Europën.


Edhe pak pikë kanë mbetur edhe për matematikën dhe Skënderbeu po “vrapon” të rikthehet në superligë.


Turp për ata që duan ta ndalin me dhunë këtë Skënderbe që se ndal kush në fushën e lojës.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page