top of page

Pse u ndryshua arbitri i ndeshjes Iliria-Skënderbeu? Ja arsyeja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një nga çështjet që u diskutua gjatë dhe krijoi dilema përpara dhe gjatë ndeshjes Iliria – Skënderbeu ishte ndryshimi i papritur i arbitrit kryesor. Sipas informacionit fillestar, kjo përballje pritej të drejtohej nga Enea Jorgji, por në momentet e fundit u bë një ndryshim dhe drejtësia e ndeshjes iu besua arbitrit Ditmir Grimci.


Në fillim nuk u bë e qartë arsyeja e këtij ndryshimi, duke shtuar diskutimet dhe pikëpyetjet mes tifozëve dhe opinionit sportiv. Megjithatë, burime për “Korça BOOM” kanë mësuar se bëhet fjalë për një faktor objektiv.


Sipas këtyre burimeve, Enea Jorgji, së bashku me disa arbitra të tjerë shqiptarë, është angazhuar në gjykimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Për këtë arsye, gjatë paradites së sotme Jorgji ka udhëtuar drejt Sllovenisë, ku do të drejtojë një takim ndërkombëtar, duke e bërë të pamundur praninë e tij në ndeshjen Iliria – Skënderbeu.


Si rrjedhojë, Komisioni i Arbitrimit vendosi që drejtimi i këtij takimi t’i besohej Ditmir Grimcit, i cili në fund e çoi deri në përfundim sfidën në “Elbasan Arena”.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page