top of page

E FUNDIT/ Iliria-Skënderbeu starton në orën 13:30. Ja emrat e gjyqtarëve që gjykojnë në Elbasan!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ditën e sotme do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme në Kategorinë e Parë. Iliria dhe Skënderbeu do të sfidohen mes tyre për llogaritë e javës së 14-të.


Sfidë kjo e prapambetur, e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 13:30. Do të luhet në fushë asnjanëse për shkak se klubi nga Fushë – Kruja është i dënuar nga Komisioni i Etikës dhë Disiplinës dhe deri në fund të këtij sezoni të gjitha sfidat do t’i luajë si pritëse larg “Redi malokut”.


Ndërkohë sa i takon arbitrave që do të vendosin drejtësi, është mësuar se kryesorë do të jetë Enea Jorgji. Ky i fundit do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, teksa arbitër i 4-të do të jetë Ditmir Grimci.


ARBITRAT:


Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistent 1: Denis Rexha

Asistent 2: Ridiger Çokaj

Arbitër i 4: Ditmir Grimci

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page