SKËNDERBEU sot për 3 pikë ndaj Ilirisë në Elbasan/ Pas 2 humbjeve radhazi gati për rikthimin te fitorja!
top of page

SKËNDERBEU sot për 3 pikë ndaj Ilirisë në Elbasan/ Pas 2 humbjeve radhazi gati për rikthimin te fitorja!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 12 minutes ago
  • 1 min read

Ditën e sotme do të luhet ndeshja e prapambetur e javës së 14-të, ajo mes Ilirisë dhe Skënderbeut që tashmë është vendosur prej kohësh që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në orën 13:30.


Kjo përballje u anulua për shkak të dhunës që shkaktuan futbollistët e Ilirisë ndaj Skënderbeu në atë përballjë që do të luhej në Fushë-Krujë dhe FSHF pas dënimeve që ka dhënë, ka vendosur që ndeshja të riluhet ditën e sotme.


Skëndebreu vjen në këtë përballje pas dy humbjeve radhazi në shtëpi ndaj Pogradecit dhe Laçit në javën e fundit, ndërkohë që nuk falet një gabim i tretë ditën e sotme dhe skuadra e Gjokës është gati për tu rikthyer te fitorja.


Në rast trepikëshi për Skënderbeun, bardhekuqtë sërish do të fillojnë shkëputjen nga ndjekësit, pasi renditen në krye me 34 pikë dhe pas kanë kurbinasit e Laçit që kanë 30 pikë dhe vendin e tretë është Pogradeci me 29 pikë.


Në këtë mënyrë sot alternative e vetme për Skënderbeun është trepikëshi dhe të presim dhe të shohim bardhekuqtë që kanë shanse të mëdha për fitore, pasi luajnë në Elbasan. Sot është vërtet dita e Skënderbeut.

 

NDESHJA E PRAPAMBETUR

JAVA 14

E Mërkurë (17.12.2025)

ORA 13:30 Iliria-Skënderbeu

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page