top of page

“Kemi të gjithë dhimbje”, halla e Shpat Kasapit: Ai kërkoi bashkëpunim dhe nuk i hapën telefonin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Humbja e Shpat Kasapit u shoqërua me shumë dhimbje nga komuniteti i artistëve shqiptarë kudo nëpër Shqipëri dhe diasporë. Por, pas këtyre lotëve janë fshehur njerëz të ftohtë dhe aspak bashkëpunues me këngëtarin e ndjerë.


Halla e Shpat Kasapit ka folur për herë të parë pas humbjes së tij. Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare.


Halla gjithashtu shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.


“Ne kemi të gjithë dhimbje, nuk po flas për nënën e Shpatit. Ishte një njeri me virtyte, nuk xhelozoi asnjeri. Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme. Nuk e di si do jetë rruga në vazhdim”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit e ftuar në televizionin “Alsat”./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page