top of page

“Dal i buzëqeshur, por jam i thyer”/ Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Ankthi më ka ndryshuar jetën

  • 6 hours ago
  • 2 min read

“Dal i buzëqeshur, por jam i thyer”/ Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Ankthi më ka ndryshuar jetën


Në daljen e tij të parë televizive pas humbjes tragjike të vëllait, Gjesti ka emocionuar publikun me rrëfimin e ndjerë në emisionin Goca dhe Gra.


Fituesi i “Big Brother VIP 4” foli mes lotësh për periudhën e vështirë që po kalon, duke treguar se pas buzëqeshjes që shfaq në publik fshihet një gjendje e rënduar emocionale dhe ankthi i vazhdueshëm.


“Jam i thyer në 2 mijë copa. Edhe pse dal në kamera, videoklipe apo rrjete sociale i buzëqeshur, nuk dua t’u jap njerëzve negativitet. Por brenda vetes jam shumë i rënduar”, u shpreh ai.


Gjesti tregoi se humbja e vëllait e ka ndryshuar plotësisht si njeri, duke ndikuar në mënyrën si mendon, sillet dhe e sheh jetën. Ai tha se pas ngjarjes ka filluar të vuajë nga ankthi dhe se shpesh përjeton gjendje të forta emocionale, edhe në momentet kur përpiqet të vazhdojë normalisht aktivitetet e tij artistike.


Artisti rrëfeu edhe një episod të fundit gjatë një koncerti, ku tha se ndjeu një gjendje të rëndë ankthi teksa po ndante fitimet me ekipin e tij.


“Paraja nuk të bën të lumtur. Më kapi ankthi, zemra, trupi më dridhej dhe nuk arrija të flija”, tregoi ai.


Në rrëfimin e tij, Gjesti tha se kjo periudhë e ka afruar më shumë me besimin dhe Zotin, duke theksuar se vetëm besimi e ka ndihmuar të përballet me dhimbjen.


Ai u ndal edhe tek kujtimet për të vëllanë, duke treguar se e ndjen praninë e tij kudo dhe se shumë nga gjestet, mënyra e të folurit dhe sjelljet e tij i kujtojnë vazhdimisht atë.


“Kudo ku jam unë, është edhe ai. Ishim shumë të njëjtë”, tha mes emocionesh artisti.


Rrëfimi i Gjestit ka prekur ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë reaguar me mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi për artistin në këtë moment të vështirë të jetës së tij.

"KORÇA BOOM"


bottom of page