top of page

Skandal i rëndë s*ksual/ Ndalohet i dyshuari për ngjarjen me të mitur

  • 56 minutes ago
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një shtetasi në Kukës, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur.

Sipas komunikatës zyrtare, bëhet fjalë për një person me iniciale R. D., i cili është ndaluar nga forcat e rendit në kuadër të hetimeve për rastin.


Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë, Policia e Shtetit bëri të ditur se gjatë ditës është arrestuar edhe një 18-vjeçar në Durrës, i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Rastet po hetohen nga prokuroritë përkatëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page