Drejtoresha e DRAP Korçë, znj. Vinjola Rota, takim të rëndësishëm pune me Drejtoreshën e ZVAP Berat, znj. Garuli
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Në përfundim të periudhës së parë mësimore, Drejtoresha e DRAP Korçë, znj. Vinjola Rota, dhe Drejtoresha e ZVAP Berat, znj. Garuli, zhvilluan dje një takim të rëndësishëm pune me drejtuesit e institucioneve arsimore parauniversitare publike dhe private, përfaqësues të shërbimit psiko-social si edhe oficerët e sigurisë.
Takimi u karakterizua nga një diskutim i hapur, konstruktiv dhe bashkëpunues, ku në qendër të vëmendjes ishte menaxhimi i situatave, siguria në shkolla dhe garantimi i një mjedisi të sigurt e mbështetës për nxënësit.
U diskutua gjerësisht mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor, me fokus të veçantë në përgatitjen cilësore të nxënësve për olimpiada, si dhe mbi zhvillimin profesional të vazhdueshëm të mësuesve, si një element kyç për rritjen e cilësisë së arsimit.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu jetësimit të projekteve dhe nismave të shkollave qendër komunitare, si dhe zgjerimit të tyre drejt fushave të artit dhe zejeve, duke i kthyer institucionet arsimore në hapësira aktive zhvillimi, krijimtarie dhe përfshirjeje për nxënësit dhe komunitetin.
“KORÇA BOOM”




















