top of page

Pagat e mësuesve: Komisioni i Edukimit vendos nesër mbi ndryshimin historik të ligjit mbi pagat

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Pas një periudhe të gjatë vonesash dhe zvarritjesh, të shkaktuara nga përpjekjet e disa individëve për interesa personale, nesër do të shqyrtohet në Komisionin Parlamentar të Edukimit kërkesa e dy sindikatave përfaqësuese, FSASH dhe SPASH.


Përfaqësues të SPASH dhe FSASH janë të ftuar në mbledhjen e ditës së martë, më 3 mars, për të diskutuar ndryshimin e nenit 72 në Ligjin nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.


Me kalimin e këtij ndryshimi në Komision dhe më pas në Kuvend, pritet të zgjidhet përfundimisht problemi i 6,761 mësuesve të penalizuar në pagën e grupit. Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe diskutimesh, që kanë mbajtur peng mësuesit dhe kanë krijuar konfuzion mbi numrin e të penalizuarve.


Ky është një moment vendimtar për sektorin e arsimit, pasi zgjidhja e problemit do të sjellë qartësi dhe drejtësi për mësuesit, duke mbyllur një çështje që ka zgjatur për mbi një vit.

"KORCA BOOM"


bottom of page