Nga dielli te reshjet e shiut, çfarë rezervon moti për këtë të hënë
Shqipëria do të ndikohet këtë të hënë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me kthjellime në pjesën e parë të ditës dhe shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, ndërsa prej orëve të mesditës dhe deri në pasditen e vonë priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Lokalisht dhe në mënyrë të izoluar, kryesisht përgjatë relieveve malore, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Temperaturat minimale parashikohen nga 12 gradë Celsius në Korçë deri në 19 gradë në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Temperaturat maksimale do të luhaten kryesisht nga 26 deri në 31 gradë Celsius. Vlerat më të larta, deri në 31 gradë, parashikohen në Shkodër dhe Gjirokastër.
“KORÇA BOOM”

















