Lamtumirë ish-drejtorit Dashnor Dervishi!
Një lajm i dhimbshëm vjen ditën e sotme për ndarjen nga jeta të Drejtorit dhe arsimtarit Dashnor Dervishi, të shkollës “14 Engjëjt” në qytetin e Pogradecit.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga vetë shkolla, e cila përmes një mesazhi ngushëllimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e ish-drejtuesit të saj.
Dervishi i përkiste brezit të mësuesve dhe drejtuesve që për vite me radhë i shërbyen arsimit pogradecar, duke kontribuar në edukimin e brezave të nxënësve. Përgjatë veprimtarisë së tij në arsim, ai mbajti edhe detyrën e drejtuesit të gjimnazit “14 Engjëjt”, duke lënë gjurmë te kolegët dhe nxënësit që kaluan në bankat e kësaj shkolle.
Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga ish-kolegë, nxënës, miq dhe qytetarë të Pogradecit.
Pogradeci humbet kështu një prej mësuesve dhe drejtuesve të arsimit që një pjesë të rëndësishme të jetës ia kushtoi shkollës dhe edukimit të brezave.
Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe ish-nxënësve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!
NJOFTIMI I SHKOLLËS:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish drejtorit të gjimnazit “14 Engjëjt”, zotit Dashnor Dervishit!
Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të drejtor Dashit!
I përjetshëm kujtimi i drejtorit tonë të nderuar!
“KORÇA BOOM”
















