Plas sherri në spital/ Punonjësi ndjek dhe godet me th*kë mjekun
9 minutes ago
1 min read
Juljan Malaj, mjeku që mjekoi Dumanin është sulmuar me thike nga një punonjes i Spitalit Memorial.
Nuk dihet gjendja e mjekut por burime të sigurta thanë se mjeku kirurg u sulmua me thikë nga një punonjës i spitalit.
Sherri nisi brenda mjediseve te spitalit ku punonjësi me detyrë kaldaist, është përfshirë në një konflikt fizik duke u qëlluar me grushta me mjekun Malaj.
Më pas kirurgu ka dalë nga spitali por punonjësi e ka ndjekur me një thikë në dorë dhe e ka sulmuar.
Pas këtij momenti policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka dhënë një komunikim zyrtar për ngjarjen. Malaj është derguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit/ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”
















