top of page

Nëna u sulmua nga 300 bletë për të shpëtuar djalin 3-vjeçar, fundi i saj tragjik

21 hours ago
1 min read

Një ngjarje tragjike ka tronditur Meksikën, ku një nënë 45-vjeçare humbi jetën pas një sulmi masiv nga një tufë bletësh, ndërsa në momentet më të vështira të sulmit bëri gjithçka për të mbrojtur djalin e saj vetëm 3 vjeç.


Ngjarja ndodhi rreth tre muaj më parë në shtetin Zacatecas, por është bërë publike vetëm së fundmi. 45-vjeçarja Oyuqi Ramirez Burciaga, me profesion gjyqtare, ndodhej pranë një kompleksi sportiv së bashku me djalin e saj, Matias.


Një tufë bletësh sulmoi papritur personat që ndodheshin në zonë për një aktivitet sportiv.


Nga sulmi u plagosën të paktën 11 persona.


Në momentet e para të sulmit, nëna reagoi instinktivisht për të mbrojtur të birin. Sipas dëshmitarëve, ajo hoqi bluzën e sipërme dhe e përdori për të mbuluar fëmijën, përpara se ta fuste atë në mënyrë të sigurt brenda makinës.


Veprimi i saj bëri që ajo të mbetej më e ekspozuar ndaj tufës së bletëve. 45-vjeçarja u pickua rreth 300 herë dhe pësoi plagë të rënda.


Edhe pasi ishte sulmuar, ajo tentoi të ndihmonte babanë e saj të moshuar, i cili gjithashtu ishte rrethuar nga tufa e bletëve.


Gruaja u transportua me urgjencë në spital, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.


Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe në Meksikë, ndërsa veprimi i nënës për të mbrojtur djalin e saj është cilësuar si një akt i jashtëzakonshëm sakrifice.

“KORÇA BOOM”


bottom of page