top of page

Ukraina në mbrojtje të Lindjes së Mesme, si dronët e vegjël mund të ndryshojnë bilancin e forcave

  • Mar 10
  • 1 min read

Sipas agjencisë Reuters, Ukraina mund të kontribuojë në mbrojtjen e vendeve të Lindjes së Mesme. Kievi ka pranuar kërkesën, të dërguar edhe nga SHBA, për të kaluar sistemet e veta anti-drone tek Uashingtoni dhe vendet e Gjirit, të cilat kanë qenë objekt i sulmeve të fundit nga Irani.


Fokusi te armët e prodhuara në Ukrainë shpjegohet me përvojën e grumbulluar në fushëbetejë gjatë katër viteve luftë. Ukraina ka zhvilluar dronë “interceptorë”, të aftë të neutralizojnë dronët armikë, duke ndaluar mbërritjen e tyre mbi qytete.


Si funksionon sistemi


Kur radarët sinjalizojnë ardhjen e mjeteve fluturuese pa pilot, dronët ukrainas ngrihen në fluturim dhe shpesh shpërthejnë pranë dronit armik për ta shkatërruar atë.


Avantazhi ekonomik


  • Droni anti-drone ukrainas kushton 1,000–4,000 Euro

  • Droni rus ose iranian (Shahed) kushton 25,000–40,000 Euro

  • Sistemi Patriot, për çdo predhë, mund të arrijë deri në 3 milion Euro


Vendet e Gjirit përdorin kryesisht sistemet Patriot për të rrëzuar dronët Shahed, por për çdo dron iranian të shkatërruar konsumohet një raketë që kushton mbi një milion Euro.


Marrëveshja me Uashingtonin


Kievi mund të marrë para dhe sisteme Patriot në këmbim të dronëve të tij, ndërsa SHBA dhe vendet e Gjirit përfitojnë armë efikase dhe më të lirë. Marrëveshje të tjera pritet të nënshkruhen në ditët në vijim.

"KORCA BOOM"


bottom of page