top of page

Çfarë di Brikena që të gjithë banorët nuk e dinë? Komenti që lë dyshime

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, kur Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi duket se kanë përmendur një informacion që lidhet me zhvillimet jashtë shtëpisë.


Gjatë bisedës mes tyre, dy banorët folën për fitoren e Londrim Mekajt në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.


Komenti i Brikenës tërhoqi menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të kamerave, pasi ajo shprehu gëzim të madh për lajmin:“Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar”, dëgjohet të thotë Brikena gjatë bisedës.


Ky moment u bë menjëherë temë diskutimi mes banorëve, duke treguar se informacionet nga jashtë mund të ndikojnë tek ndjenjat dhe reagimet brenda shtëpisë.

"KORCA BOOM"


bottom of page