top of page

Akuzohen për vr*sje me dashje, dalin sot para Gjykatës Denis Meçe dhe Leonidha Guçe

6 minutes ago
1 min read

Mbërrijnë në gjykatë të shoqëruar nga forcat e policisë, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec.


Pas dy vitesh, prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për 5 persona.


Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes.


Dy të akuzuarit deri më sot ishin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët me “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi.


Sot është planifikuar seanca e radhës në orën 9:00 ku do të dalin sërish para gjykatës dy të akuzuarit për vrasjen e Progës.

"KORÇA BOOM"


bottom of page