top of page

Aksident me vd*kje/ Drejtuesi i mjetit godet këmbësoren

22 minutes ago
1 min read

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.


Një automjet tip “BYD” me drejtues një 47-vjeçar, ka goditur një këmbësore rreth 60 vjeçe.


Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendngjarje.


Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën./ Lajmi i fundit

"KORÇA BOOM"




bottom of page