top of page

Aksident i rëndë në rrugë, nënë e bir nisen me urgjencë drejt Tiranës

30 minutes ago
1 min read

Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës.


Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan.


Sipas të dhënave paraprake, në automjet udhëtonte një familje nga Kukësi, nënë e bir. Të dy kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.


Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë, ndërsa për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore janë nisur me autoambulancë drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi dinamikën e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page