top of page

Skandal në shkollën 9-vjeçare: Autoritetet procedojnë tre punonjëse

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Tre punonjëse të një shkolle 9-vjeçare në Vlorë janë proceduar për “shpërdorim detyre”.


Sipas njoftimit të policisë, kallëzimi është bërë nga nëna e një nxënësi, e cila pretendon se punonjëset e shkollës nuk ndërhynë për të parandaluar një konflikt në ambientet e institucionit.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën ‘Shpërdorimi i detyrës’, për shtetaset E. H., 56 vjeçe, O. Zh., 42 vjeçe dhe A. I., 42 vjeçe, përkatësisht mësuese, psikologe dhe oficere sigurie, në një shkollë publike 9-vjeçare, pasi nuk kanë ndërhyrë për parandalimin dhe administrimin e një konflikti në shkollë, ku ishin të përfshirë djali i kallëzueses dhe bashkëmoshatarë të tij”, thuhet në njoftim.


Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page