top of page

Tragjedi në Itali/ Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra. Shoferi: Nuk e kuptova…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 minutes ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savona të Italisë, ku një 22-vjeçare humbi jetën në një aksident, teksa po kalonte rrugën.


Mediat vendase bëjnë me dije se ajo u godit nga një kamion, duke e zënë nën rrotat e tij. Përpjekjet e shpëtimit ishin të menjëhershme, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për studenten e re.


22-vjeçarja po kalonte rrugën kur u godit nga kamioni. Rrethanat janë ende nën hetim, por sipas disa dëshmitarëve, vajza ishte duke kaluar në vijat e bardha ndërsa semafori ishte jeshil.


Shoferi pasi e goditi me kamion e mori zvarrë për disa metra, pasi nuk e kuptoi se e kishte përplasur. Ndërkohë policia ka arrestuar shoferin, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page