Sherr masiv në pedonale, tre të rinj p*agosen me th*kë
- 1 day ago
- 1 min read
Një konflikt i dhunshëm ka përfunduar me tre të rinj të plagosur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit.
Sipas informacioneve nga policia, gjatë një përplasjeje të çastit janë dëmtuar shtetasit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç. Dy prej tyre kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Durrësit, ndërsa i riu i tretë ka pësuar dëmtime më të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në konflikt janë përfshirë shtetasi L.Ç., 19 vjeç, dhe një 15-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë përdorur thikë gjatë përleshjes.
Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e dy personave të dyshuar si autorë të plagosjes, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konfliktin e dhunshëm.
“KORÇA BOOM”
















